BotaLajme

Krimet kundër palestinezëve/ Netanyahu kundërshton vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare: Do ta luftojmë këtë çoroditje të drejtësisë

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtw vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve (ICC) për një hetim të krimeve të luftës në territoret palestineze të okupuara nga Izraeli. Straitstimes shkruan se Netanyahu e ka konsideruar vendimin e Gjykatws si “antisemitizëm i pastër”.

“Si kryeministër i Izraelit, unë mund t’ju siguroj këtë: ne do të luftojmë këtë çoroditje të drejtësisë me të gjitha forcat tona. Ky është antisemitizëm i pastër”,tha Netanyahu.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës në Luftën Gjashtë Ditore të 1967 dhe më vonë aneksoi Jeruzalemin lindor arab kryesisht. Sot, ata janë shtëpia e të paktën pesë milion palestinezëve të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara si që jetojnë nën okupimin izraelit. Rripi i Gazës është i bllokuar nga Izraeli dhe drejtohet nga grupi islamik Hamas.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri palestinez Mohammed Shtayyeh vlerësoi vendimin e ICC si “një fitore për drejtësinë dhe njerëzimin, për vlerat e së vërtetës, drejtësisë dhe lirisë dhe për gjakun e viktimave dhe familjeve të tyre”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button