Kuriozitete

Kripa dhe Hipertensioni

Kripa është thelbësore për jetën, megjithatë konsumohet shumë më tepër sesa që është e nevojshme.

Kripa përbëhet nga natriumi dhe klori dhe është natriumi në kripë që mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Konusmimi i tepërt i Natriumit me kohë do të rritë rrezikun për hipertension i cili është një prej faktorëve më të rëndësishëm te rrezikut për sëmundje të arterieve të zemrës. Për një zemër të shëndoshë është me rëndësi te kufizohet sasia e kripës që konsumohet. Për ulje të tensionit si dhe zbritje të rrezikut për sëmundje të zemrës rekomandohet që te rriturit most të konsumojnë më shumë se 5 g të kripës (që dmth 2000 mg te Natriumit) në ditë. Kjo sasi është përafërsisht pak më pak se një lugë e vogël kripe në ditë.

Konsumimi i sasive më të mëdhaja të kripës shkakton ngritje të shtypjes së gjakut. Ulja e sasisë së kripës së konsumuar e ul shtypjen e gjakut, mirëpo se sa e ul varet edhe prej faktorëve të tjerë si mosha, aktiviteti fizik, pesha dhe stresi emocional.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button