Slider

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri thirrje për regjistrim të mërgimtarëve në RMV

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë thirrje për regjistrim të mërgimtarëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Kjo thirrje u bë gjatë takimit të kryeministrit Rama me zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Shqipëri.

Rama i bëri thirrje diasporës së RMV-së që sa më shumë t’i përgjigjen procesit të regjistrimit, pasi që me këtë veprim ata përmbushin një obligim moral dhe kombëtar.

Përveç kësaj Grubi dhe kryeministri Rama gjatë takimit kanë këmbyer mendime edhe Korridorit 8, projekt ky për të cilin Rama tha se në Shqipëri është prioritet i Qeverisë pasi që është në të mirën e vendit por dhe të mbarë rajonit, kurse Grubi nga ana e tij ka informuar Ramën se edhe në Maqedoni të Veriut po punohet në drejtim që sa më shpejt të përfundoj ndërtimi i këtij korridori.

Të dy bashkëbiseduesit, kanë vlerësuar lartë përkushtimin e deritanishëm të diasporës së Maqedonisë së Veriut pasi që për më pak se një muaj pozitivisht ftesës për Regjistrim i janë përgjigjur më tepër se 130.000 banorë.

Përndryshe, Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se deri sot në orën 8, numri i përgjithshëm i qytetarëve të vetë-regjistruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut është 130.009.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button