Sport

Kthesa e madhe e Ousmane Dembele për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele po mendon që të bëjë një kthesë të madhe në të ardhmen e tij dhe të firmosë një kontratë të re pesë vjeçare me katalanasit.

Francezi ka pasur një periudhë të vështirë në “Kamp Nou”, ndërsa mbi të ka pasur presion nisur nga transferimit me vlerë 135 milionë paund nga Borusia e Dortmundi në 2017-ën.

Emri i tij është përmendur shpesh në vitet e fundit për t’u larguar. E në këtë sezon, spekulimet se ai mund të ikë vetëm sa janë shtuar, ndërsa mediat në Spanjë raportojnë se Barça kërkon që ta largojë në mënyrë që të mund të sigurojë të ardhura për të bërë të tjera përforcime.

Por ulja e Ksavit në stol ka ndryshuar gjithçka dhe ia ka ndryshuar mendjen francezit. Tani Dembele dëshiron që të qëndrojë.

Ai është i gatshëm që të ulë rrogën, e cila është rreth 200 mijë paund në një javë, që të ndihmojë klubin të kalojë këtë situatë të vështirë financiare, e të shmangë largimin si një lojtar i lirë në verë.

Kjo do t’i japë mundësi blaugranave që të afrojnë lojtarë të rinj e të negociojnë për kontrata të reja.

Dembele ka befasuar në takimet e fundit, duke dhënë nga një asist në dy takimet e fundit.

Ksavi e pëlqen shumë dhe është i bindur se do të marrë në vazhdim gjithë potencialin e tij.

Që nga ardhja e spanjollit si trajner, 24-vjeçari ka luajtur në tetë takime, katër prej tyre e ka nisur si titullar.

Klan News

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button