BotaLajme

Kurc: Me një milion doza të Sputnik V, mund të kthehemi më shpejtë në normalitet

Austria në luftën kundër koronavirusit është gjithnjë e më afër lidhjes së kontratës për furnizimin e vaksinës ruse Sputnik V.

Këtë e tregon njoftimi i sotëm i kancelarit austriak Sebastian Kurc në rrjetet sociale.

“Me një milion doza të Sputnik V, mund të kthehemi në normalitet më shpejt”, shkroi Kurc në profilin e tij në Fejsbuk.

Megjithëse Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk e ka miratuar ende vaksinën ruse, Austria me sa duket ka vendosur të fillojë furnizimin dypalësh.

Në Vjen dje është konfirmuar se po emndohet për furnizimin e një milion vaksinave Sputnik V, ndërsa dërgesat e para mund të mbërrijnë muajin e ardhshëm.

Kurc më parë tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë luftë që vaksina të jetë efektive dhe e sigurt, jo aty ku u prodhua.

Ai për sot paralajmëroi një takim me ambasadorin rus në Austri, Dmitrij Lubinski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button