Showbiz

Kuzhinieri i njohur Nusret ndodhet në Shqipëri, ja qyteti ku është akomoduar

Kuzhinieri i famshëm Nusret Gokçe këto ditë po qëndron në Shqipëri.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se kuzhinieri i veçantë dhe me famë botërore aktualisht po qëndron në qytetin e bukur të Korçës.

Ende nuk dihet arsyeja se pse ai ka ardhur në vendin tonë, por të njejtat burime bëjnë me dije se kuzhinieri i famshëm mbrëmjen e kaluar është akomoduar në një prej hoteleve të njohur në qytetin e Korçës, i cili ka qenë i mbyllur për klientët e zakonshëm.

Nusret u bë i famshëm në rrjete sociale për mënyrën se si e hidhte kripën në ushqime, me një teknikë sa të çuditshme aq edhe të veçantë. Nusret Gökçe, me nofkën Salt Bae, është një kasap, kuzhinier dhe restaurator turk, i cili zotëron Nusr-Et, një zinxhir restorantesh luksoze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button