
Një burrë rreth 70 vjeç është gjendur pa shenja jete në rrugën “Fazli Grajçevci” në Prishtinë.
Këtë për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke u marrë të gjitha veprimet e nevojshme.
“Rreth ores 16:00 eshte marre informata per nje person pa shenja jete ne nje lokal ne rrugen ” Fazli Grajçevci” ne Prishtine.
Policia ka dale ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipa mjekesore emergjente e cila ka konstatuar se trupi i nje mashkulli rreth 70 vjeç eshte pa shenja jete. Aktualisht jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme per te zbardhur rrethanat qe karakterizojne rastin”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/