Sport

Ky pritet të jetë formacioni i Spanjës ndaj Kosovës

Spanja e pret Kosovën na La Cartuja në ndeshjen e parë mes këtyre dy shteteve. Pavarësisht se Spanja politikisht nuk e njeh Kosovën, trajneri dhe lojtarët kanë treguar respekt për Kosovën në deklaratat e tyre.

Në parashikimet e mediave spanjolle, Spanja pritet të startojë me formacion më të mirë se sa që kishte ndaj Gjeorgjisë.

Unai Simon do të jetë përsëri në portë. Sergio Ramos do të rikthehet në formacionin zyrtar, pasi u pushua në ndeshjen e kaluar.

Krah tij në mbrojtje pritet të jetë Eric Garcia i Manchester Cityt. Llorente e Alba pritet të jenë në krahët e mbrojtjes.

Mesfusha pritet të jetë me Busquets, Koke e Pedri, ndërsa sulmi me Morenon, Torres e Olmo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button