Slider

“La Verita” publikon shkresa për vaksinat kineze, Filipçe hedh poshtë akuzat për parregullsi

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar dy letra të ministrit të Shëndetësisë për furnizim me vaksinat kineze për të cilat thuhet se gjatë procedurës së blerjes së tyre ka ndërmjetësuar një kompani fantome kineze. Publikimi në gazetën italiane pretendon se problematike është përmbajtja e letrës së dytë në të cilën kompania, gjegjësisht Kina i ikë përgjegjësisë nga pasojat eventuale nga shfrytëzimi i vaksinës. Sipas gazetës italiane, kjo është në kundërshtim me shumë konventa ndërkombëtare dhe paraqet shkelje të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Por, Ministri i Shëndetësisë hodhi poshtë akuzat.

Nuk bëhet fjalë për asgjë të paligjshme, për asgjë të parregullt, nuk bëhet fjalë për ndonjëfarë përqindje për çka këto ditë po na akuzon opozita. Shkrimet e “La Verita”-s janë të qëllimshme, pasi letra të tilla Ministria e Shëndetësisë ka dërguar deri te shumë kompani, të cilat ndihmojnë apo ndërmjetësojnë për furnizim me vaksina kundër Kovid, si nga SHBA, Austria dhe vende tjera. Në të njëjtën mënyrë është edhe qasja për furnizim me vaksinat nga Sinofarm. Nga fillimi, vendi ynë i respekton të gjitha procedurat për furnizim me vaksina, si ashtu edhe me këtë prodhues – u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Opozita kërkon nga Prokuroria të zbardh rastin duke akuzuar kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë për aferë korruptive.

Prokuroria Publike duhet të merret me rastin në Ministrinë e Shëndetësisë dhe furnizimin me vaksina përmes firmës fantome e cila shohim se ka qenë e regjistruar në ishujt Samoa me një parajsë tatimore, që dëshmon se ministri i Shëndetësisë dhe kryeministri Zaev kanë vrapuar pas provizioneve se sa e kanë pasur të rëndësishme furnizimin me vaksina, dhe me siguri për këtë shkak është kthyer avansi nga ana Kineze dhe Prokuroria duhet të hulumtojë në këtë aferë koruptive, se në cilën llogari janë paguar paratë e avansit. Cila ka qenë shuma e avansit dhe nga cila llogari janë tërhequr? – tha Antonio Milloshoski, VMRO DPMNE.

Komisioni për antikorrupsion ka paralajmëruar se do të fillojë procedurë për mbledhjen e të dhënave dhe informatave për zbardhjen e rastit. Ndryshe, edhe kryeministri Zaev gjatë ditës së djeshme mohoi të bëhej fjalë për keqpërdorime apo shkelje ligjore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button