Slider

LAJÇAK: HARTA PAS MEJE ËSHTË KEQINTERPRETUAR

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se “harta pas tij” e shumë përfolur është keqinterpretuar.

Gjatë një interviste, mbrapa shpinës së Lajçak ishte parë një hartë – më pastaj mediat në gjuhën shqipe dhe serbe kishin raportuar se në atë hartë “Kosova paraqitet si pjesë integrale e Serbisë”.

Lajçak,  tha në Twitter se ajo hartë është zyrtare e Bashkimit Evropian dhe aty gjendet edhe linja që e ndan Kosovën nga Serbia.

“Ndërsa harta në zyrën time në ekranin e paqartë të intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Ishte një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, ka thënë Lajçak.

Emisari evropian ka deklaruar se do ta vizitojë Prishtinën e Beogradin për fillimin e dialogut në mes dy shteteve të Ballkanit Perëndimor. /Insajderi.com

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1364987385990242308&lang=en&origin=https%3A%2F%2Finsajderi.com%2Flajcak-harta-pas-meje-eshte-keqinterpretuar%2F&theme=light&widgetsVersion=889aa01%3A1612811843556&width=550px

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button