Slider

LAJÇAK PRITET TË VIJË NË PRISHTINË, DO TË TAKOJË KURTIN

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shumë shpejt pritet të vizitojë vendet për të cilat është thirrur, transmeton Insajderi.

Siç njoftohet, Lajçak në Prishtinë do të takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili doli fitues në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit.

“Në Kosovë nuk do të mbetet më krejt njëjtë, sepse së shpejti do të kemi Qeverinë dhe Kryeministrin e ri dhe kjo qeveri do të ketë mandat shumë të fortë. Kjo është situatë e re. Së shpejti unë vizitoj Prishtinën dhe Beogradin. Në Kosovë do të flas me fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti, rreth bashkëpunimit tonë dhe vazhdimin e dialogut”, tha Lajçak për Radio Televizionin e Malit të Zi.

“Amerikanët e mbështesin procesin dhe lidershipin që e ka Bashkimi Evropian në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe  Kosovës. Njerëzit që përfaqësojnë administratën e re amerikane janë njohës të shkëlqyeshëm të rajonit dhe ndjejnë përgjegjësi për të. Kjo është aq e rëndësishme për ne”, shtoi ai. /Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button