Slider

Lajm i mirë/ Ja kur vijnë vaksinat e para

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, siguroi se të gjitha vaksinat që do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut do të jenë të sigurta dhe të certifikuara nga agjencitë amerikane dhe evropiane të ilaçeve. Ai tha se dozat e para të vaksinave priten të arrijnë gjatë Shkurtit përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë me Kompaninë “Pfizer”, por edhe nga mekanizmi Covax.

“Me këtë dinamikë, presim që dozat e para të arrijnë në muajin shkurt. Ditëve të fundit jemi informuar edhe nga mekanizmi COVAX, se edhe vaksinat e tyre do të arrijnë në muajin shkurt. Ka mundësi, që ndonjë prej vendeve me të cilët bisedojmë, më konkretisht Austria, Bullgaria, Polonia dhe Greqia, të ndajnë sasi nga vaksinat e tyre, por problemi kryesorë për mosrealizimin e mekanizmit të paralajmëruar nga ana e Komisionit Evropian për Solidaritet, jo vetëm për vendin tonë, por edhe me vendet tjera që nuk janë pjesë e BE-së, qëndron në sasitë që ata I kanë marrë për vete”.

Vaksinat janë rrugës, siguron edhe shefja e Zyrës së OBSH-së në Shkup, Xhihan Tavilla. Ajo bëri thirrje që të mos ketë krahasime me vendet e rajonit ku tashmë ka filluar vaksinimi.

“Situata në çdo shtet është ndryshe dhe këto vaksina janë për përdorim urgjent, e jo pjesë të dërgesës së rregullt të vaksinave që janë të destinuara për tregun. Duhen analiza serioze nga institucionet dhe Qeveria që të shfrytëzohet vaksina e vërtetë”.

Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është e qëndrueshme dhe ndjeshëm është ulur presioni ndaj sistemit shëndetësor. Nga 21 Janari kthehet orari i punës për lokalet deri ora 21:00, me mundësi që e njëjta të vazhdohet edhe deri ora 23:00, por kjo do të varet nga situata ditëve në vijim.

“E vetmja gjë që me siguri do të ndodh më 21 Janar është orari i punës i lokaleve deri në orën 21.00, ndërsa konform vlerësimit të situatës, mund të rishikohet kërkesa e hotelierëve që të punojnë deri në orën 23.00. Të gjitha masat tjera mbeten në fuqi”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, është prononcuar edhe rreth llojit të ri të koronavirusit, sikurse ai në Britaninë e Madhe. Siç u shpreh ministri, në laboratorët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve janë detektuar 6 deri 7 lloje, me mutacione sikurse në Britani, por shtoi se, nuk bëhet fjalë për virusin e njëjtë, por krejtësisht të tjerë, që janë zbuluar në Serbi dhe Zvicër. /Tv Klan/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button