Showbiz

Lajm i trishtë! Arbana Osmani humb njeriun më të dashur që e rriti

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e trishtë se gjyshi i saj është ndarë nga jeta.

Krahas një fotoje ku shihet me gjyshin e gjyshen e ndjerë, Arbana ka dhënë lajmin e hidhur duke e shoqëruar me fjalët prekëse: “Ma puth fort Nanën, o gjysh! Ah, sa do më marrë malli për ju”.

Gjyshi që e ka rritur prezantuesen nuk është krejt i panjohur për publikun. Ai dhe gjyshja kanë qenë pjesë e një surprize që stafi i ka përgatitur prezantueses në fund të para 2 sezoneve të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

E gjendur e papërgatitur por e lumtur pafund dhe e përlotur nga ardhja e dy gjyshërve në studio Arbana asokohe i tha publikut:

“Gjyshërit, janë prindërit e mamit dhe dy njerëzit më të dashur për mua dhe jam shumë e lumtur dhe me fat që edhe sot 86 vjec i kam gjallë dhe i kam afër”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button