Sport

Laporta tregon bisedën me Pique-n pas humbjes ndaj PSG-së

Kandidati për presidencën e Barcelonës, ??Joan Laporta prezantoi projektin e tij për të gjitha sektorët sportivë të klubit katalanas. E padyshim, ish presidenti i blaugranëve, komentoi humbjen e Barcelonës kundër PSG në Ligën e Kampionëve (1-4). Ky i fundit tregoi se kishte folur me Gerard Pique pas disfatës së mbrëmjes së të martës.

“Unë fola me një lojtar të ekipit të parë pas ndeshjes. Ishte i prekur, i mërzitur, por ishte pikërisht ai që dha shembullin duke luajtur pavarësisht se ishte i dëmtuar. Të shkojmë me dinjitet në Paris. Ata ishin superiorë ndaj nesh, por në historinë tonë kemi pasur momente epike që na kanë çuar në lavdi, ” komentoi Laporta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button