Sport

Lazio – Roma, formacionet e mundshme në “Derbi della Capitale”

Sonte do të luhet derbi i qytetit të Romës, ndërmjet rivalëve të përbetuar, Lazios dhe Romës.

Lazio qëndron në pozitën e tetë në tabelë me 28 pikë gjithsej, ndërsa Roma këtë sezon ka treguar se mund të llogaritet si pretendent për titullin, “Giallorossët” gjenden në pozitën e tretë me 34 pikë total dhe vetëm gjashtë pikë larg kreut, AC Milan, transmeton lajmi.net.

Sipas, “GazzettadelloSport”, formacionet e mundshme të klubeve do të jenë, Lazio 3-5-2 dhe Roma 3-4-2-1. Në ndeshje pritet të mos startojë Vedat Muriqi i cili pritet të jetë në bankën rezervë, por edhe Strakosha nuk do të paraqitet shkaku i lëndimit. Ndërkohe, Marash Kumbulla është i gatshëm për ndeshje por se sipas artikullit ai do të qëndrojë në bankë rezervë, në vend të tij është Ibanez.

Formacionet e mundshme të klubeve./Lajmi.net/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button