Slider

LDK vendos PRO Vjosa Osmanit, do jenë në sallë kur do zgjedhet presidenti i vendit

Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se LDK-ja do të jetë në seancë në zgjedhjen e presidentit.

I pari i LDK-së ka thënë se këtë vendim e ka marrë partia dhe se është traditë e LDK-së në krijimin e institucioneve.

Në politikë unë e LDK-ja nuk jemi për të marrë vendime të lehta. Me forcën politike që kemi momentalisht kam pasur dyshime, të mos merrja pjesë në seancë, ose të isha pjesë e zhvillimeve duke respektuar votën e qytetarëve. Kemi zgjedhur të dytën. Kemi bërë kështu unë dhe kolegët e mi. Kam refuzuar kalkukimet politike, sepse LDK-ja nuk e ka këtë metodë. Për të dhënë zgjidhje e stabilitet kam mbajtur tri takimi diskutuese.

Pas një diskutimi të hapur e me argumente, LDK-ja të marrë pjesë në votimin për presidentin e vendit. Pres që secili deputet ta respektojë këtë vendim.

Pres nga secili deputet të sillet si institucionalist. Ne synojmë që t’i jepim Kosovës një proces normal parlamentar”, ka thënë Abdixhiku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button