LajmeMaqedoni

“Levica” do të fillojë fushatë kundër regjistrimit të popullsisë

Edhe partia “Levica” (E Majta) do të fillojë fushatë kundër procesit të regjistrimit në Maqedoninë e Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Borsillav Kërmov.

“Ky ligj është sjellë pa konsultim të gjerë, është sjellë në mënyrë të fshehtë në Kuvend dhe ne nuk kemi qenë të përfshirë”, tha Kërmov, transmeton TV21.

Ka numëruar një sërë vërejtje, si mundësia që në regjistrim të fusin të dhëna edhe personat e tretë, çështjen e adresës dhe së fundmi edhe rritjen e rasteve pozitive me Covid-19.

Fushatën kundër regjistrimit e bëjnë, pasi siç tha Kërmov nuk kanë mundësi të tjera të ndryshimit të procesit, ngaqë më ligji ky hyrë në fuqi dhe amendamentet që janë propozuar nga ata, janë refuzuar.

Bojkotimin e Regjistrimit të popullsisë janë duke e bërë edhe nga partia tjetër opozitare, VMRO-DPMNE-ja./TV21

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button