Sport

Liga e Evropës rikthehet sot me një program të ngjeshur me ndeshje

Pas dy ditëve me ndeshje në Ligën e Kampionëve, tani radhën ka Liga e Evropës, ku rikthehet sot me një program përplot ndeshje interesante, në kuadër të raundit të 1/32-ës.

Dy përballjet më interesante të këtij programi do të jenë mes Real Sociedad e Manchester United dhe Benfica e Arsenal, përcjell KosovaPress.

Pas diskualifikimit në Ligën e Kampionëve, skuadra e Manchester United do të shikojë që të arrijë sukses në Ligën e Evropës, pasi e hapin këtë garë kundër spanjollëve të Real Sociedad-it.

Në anën tjetër, Arsenal është mysafir i skuadrës portugeze Benfica, por ndeshja do të zhvillohet në stadium neutral, në “Stadio Olimpico”, të Italisë, për shkak të protokollit kundër pandemisë Covid-19.

Programi i plotë i ndeshjeve në Ligën e Evropës vijon si më poshtë.

16:00 Dynamo Kyiv – Club Brugge KV (Stadiumi NSC Olympiyskiy)

18:55 Braga – AS Roma (Stadiumi Braga Municipal)

18:55 FK Crvena Zvezda – AC Milan (Stadiumi Rajko Mitic)

18:55 Krasnodar – Dinamo Zagreb (Stadiumi i Krasnodarit)

18:55 Olympiacos Piraeus – PSV (Stadiumi Karaiskaki)

18:55 Real Sociedad – Manchester United (Stadiumi neutral, Allianz)

18:55 Slavia Prague – Leicester City (Stadiumi Sinobo)

18:55 Wolfsberger AC – Tottenham (Stadiumi neutral, Puskás Aréna)

18:55 Young Boys – Bayer Leverkusen (Stadiumi Wankdorf)

21:00 Antwerp – Rangers (Stadiumi Bosuilstadion)

21:00 Benfica – Arsenal (Stadiumi neutral, Stadio Olimpico)

21:00 Granada CF – Napoli (Stadiumi Nuevo de Los Carmenes)

21:00 Lille – Ajax (Stadiumi Stade Pierre Mauroy)

21:00 Maccabi Tel Aviv – Shakhtar Donetsk (Stadiumi Bloomfield)

21:00 Molde – Hoffenheim (Stadiumi Estadio de la Ceramica)

21:00 RB Salzburg – Villarreal (Stadiumi Red Bull Arena)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button