Kuriozitete

Ligje më të rrepta për demonstrata, të penalizuar janë Facebook, Twitter dhe YouTube

Në Rusi, një ligj ka hyrë në fuqi që urdhëron operatorët e rrjeteve sociale të zbulojnë dhe bllokojnë përmbajtje të ndryshme, përfshirë thirrjet për demonstrata që nuk kanë marrë leje nga autoritetet, kështu që ato konsiderohen të paligjshme.

Përmbajtja e internetit në lidhje me terrorizmin dhe sekretet shtetërore gjithashtu nuk duhet të jetë më e disponueshme.

Udhëzimet për prodhimin e drogës, pornografinë e fëmijëve, nxitjen e vetëvrasjes, si dhe të gjitha përmbajtjet në kundërshtim me kushtetutën ruse, gjithashtu do të bllokohen, transmeton Telegrafi.

Kohët e fundit, autoritetet ruse kanë qenë veçanërisht të rrepta ndaj rrjeteve sociale. Arsyeja kryesore për këtë janë thirrjet për protesta në mbështetje të disidentit të ndaluar Alexei Navalny, të cilat u dërguan përmes internetit.

Dënimet janë vendosur tashmë për disa nga rrjetet më të mëdha sociale – Facebook, Twitter dhe YouTube, ku Navalny është veçanërisht aktiv. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button