Sport

Liverpool-i ka harruar të fitojë, pëson humbjen e gjashtë radhazi në Anfield dhe zbret në vendin e 7

Liverpool-i ka pësuar një tjetër humbje në Anfield, ku është mposhtur nga Fulhami me rezultatin 0-1. Miqtë e Fulham e nisën më vrullshëm takimin, duke rrezikuar disa herë portën e “The Reds” me lojtarët, Josh Maja, Ademola Lookman e Ivan Cavalerio.

Në vazhdën e këtyre tentativave u realizua dhe goli i Mario Lemina, në minutën e 45’ të pjesës së parë. Vendasit u futën më të vendosur në pjesën e dytë dhe tentuan disa herë që të barazonin shifrat, por mungoi konkretizimi para portës kundërshtare.

Vlen për t’u theksuar se mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, luajti nga minuta e parë në këtë takim dhe pati një paraqitje pozitive, por jo mjaftueshëm për të bërë diferencën dhe dhuruar pse jo, barazimin të tijve.

Sakaq, kjo është humbja e nëntë sezonale për Liverpool-in dhe e gjashta radhazi në shtëpi. Aktualisht të kuqtë mbajnë vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit me 43 pikë të grumbulluara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button