Sport

Lojtarë të mëdhenj, por “tmerrësisht” në formë të dobët

Ata janë duke kaluar nëpër një situatë “ferri” për momentin

Lojtarë që kanë CV të jashtëzakonshme, reputacion të madhe e bile edhe paga marramendëse janë duke kaluar një formë të tmerrshme nëpër skuadrat e tyre.

Roberto Firmino

Braziliani është pikë më e dobët e treshes sulmuese të Liverpoolit i cili e kishte udhëhequr këtë skuadër në Angli dhe Europë viteve të fundit.

Vlera e tij në treg ka rënë 20 për qind brenda një viti dhe paraqitjet e tij janë vënë në pikëpyetje edhe nga legjendat e klubit, si nga Jamie Carragher, etj.

Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi i Arsenalit ka kaluar me shpejtësi të dritës nga sulmuesi më i rrezikshëm në Premier Ligë në sulmuesin që nuk di të shënojë gol as me golin thatë.

Ai ka shënuar vetëm njëherë në katër ndeshje dhe vetëbesimi i tij është afër fundit, me kontratën e tij masive që e ka nënshkruar me Arsenalin e që tani ata do të shohin se a mund ta shesin në ndonjë skuadër tjetër.

Eden Hazard

Ai arriti në Real Madrid me pritje të mëdha por tani është vazhdimisht i lënduar gjë që e ka ndaluar të tregojë potencialin e plotë në skuadër.

Pak lojtarë në botë kanë pësuar rënie të vlerës si belgu në dy vitet e fundit.

Kepa                                         

Ai ju bashkua Chelsea për një shumë rekorde transferosh në histori, por e humbi vendin e tij në skuadër dhe vetëbesimin duke mos qenë as afër atij portierit që ishte në Athletic Club.

Ai i bashkohet Hazardit pasi që vlera e tij ka rënë aq shumë saqë nuk është as afër parave me të cilët kaloi në Chelsea.

Dele Alli

Me Harry Kane përbënin dyshen më “vdekjeprurëse” në Angli, por ai tani as nuk krahasohet me progresin e shokut të tij të skuadrës pasi që ka dështuar të jetë edhe pjesë e planeve të Jose Mourinhos.

Pjanic

Mesfushori i transferua në Camp Nou me një rekord të madh por ka dështuar që të këtë impakt në skuadrën e Ronald Koeman, duke u bërë më shumë lojtarë rezervë nga trajneri.

Mesut Ozil

Njëherë njëri prej yjeve më të mëdhenj në futbollin europian, Ozil asnjëherë nuk arriti të adaptohet në Arsenal dhe dështojë për ta justifikuar pagën e tij të madhe.

Ka mundësi që të ndryshoj, pas kalimit të tij në Fenerbahçe.

Gareth Bale

Rikthimi i uelsianit në Tottenham u pa si një rikthim në parajsë, një vend ku ai mund të ishte i lumtur përsëri dhe ta rigjente formën e tij, por asgjë nuk ka shkuar sipas këtij plani dhe Bale prapë ndeshjet i shikon nga bankina.

Daniel Sturridge

Anglezi ishte pjesë e klubeve si: Liverpool, Chelsea dhe Manchester City, por 31 vjeçari ka tetë muaj pa klub pasi që është duke e vuajtur edhe një suspendim për shkak të akuzave për baste.

Nëse lëndimet e lejojnë, Sturridge ende mund t’i jep gjëra interesante futbollit por kjo mbetet të shihet se ku do të luajë ai dhe a do të jetë në gjendje ta lërë pas të kaluarën e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button