KosovëLajme

Lokali ku u masakrua familja Berisha kthehet në muze

Sot bëhen 22 vjet nga masakra e familjes Berisha nga Suhareka.

Në këtë përvjetor të masakrës së rreth 50 anëtarëve të kësaj familje, lokali ku ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme është kthyer në muze, njofton Klan Kosova.

Në këtë organizim me homazhe në Kompleksin Memorial, mori pjesë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe familjarë e miq të familjes Berisha.

Sipas të pranishmëve, ky muze u bë që të ruhet ashtu siç është ruajtur deri më tani, në mënyrë që faktet e genocidit serb mbi popullatën civile në Kosovë të mbeten të freskëta për drejtësinë.

Kujtojmë se para 22 vjetëve në Suharekë, paramilitarët serb masakruan rreth 50 anëtarë të familjes Berisha, duke lënë të mbijetuar vetëm Gramoz Berishën i cili atëherë ishte vetëm 8 vjeçar, të ëmën e tij, Vjollca Berisha dhe gruan e axhës, Shyhrete Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button