Showbiz

Loredana vazhdon të marrë vëmendjen me imazhet atraktive në bikini nga Dubai

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo dhe ish-partneri i saj, reperi Mozzik, së bashku me vajzën e tyre të vogël, Hanën, kanë zgjedhur Dubain si destinacionin e tyre për pushime këtë dimër.

Dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga momentet e këndshme që po kalojnë atje.

Foto: Loredana Zefi/Instagram

Ndër të tjerash kanë spikatur disa nga fotografitë e rap-artistes nga Ferizaj, e cila ka pozuar me bikini.

Ajo ka vënë në pah linjat atraktive trupore, ndërsa ka shijuar rrezet e diellit me më të dashurit e saj.

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Loredana, e dëshmoi se ndodhet në formë të mirë trupore dhe kjo falë kujdesit që tregon ndaj vetes.

Ky pushim për çiftin vjen pas një angazhimi të madh të dy reperëve në muzikë me publikimin e projekteve të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button