Sport

‘Luftë’ mes Man City dhe Man United për Haalandin

Me 33 golat e shënuar në të gjithë kompeticionet, Erling Haaland konsiderohet me të drejtë si një ndër sulmuesit më të mirë të këtij sezoni në Kontinentin e Vjetër.

20-vjeçari norvegjez, i lindur në qytetin e Lidsit në Angli. pozicionohet në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë të Bundesligës, në kuotën e 17 golave, vetëm një më pak se sa sulmuesi portugez Eintrachtit të Frankfurtit, Andre Silva, ndërsa Robert Lewandowski, falë edhe avantazheve të mëdha që të jep natyrshëm aktivizimi te një klub si Bajerni i Mynihut kuptohet mbetet i pakapshëm.

Për momentin, 20-vjeçari nordik vijon të jetë pjesë shumë e rëndësishme e Borusias së Dortmundit, megjithatë është e qartë që drejtuesit e verdhezinjve nuk do të mundet ta mbajnë edhe për shumë kohë një talent të tillë. Përveç 17 golave në kampionatin teuton, Erling Haaland ka realizuar 1 gol në Kupën e Gjermanisë, 1 në Superkupë, 8 në Champions League, ku numri 9 vazhdon të mbetet golashënuesi më i mirëi, ndërsa 6 gola të tjerë sulmuesi shtatlartë i ka regjistruar pikërisht me fanellën e përfaqësueses norvegjeze.

Në Mbretërinë e Bashkuar shtypi vendas vazhdon të shkruajë për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka ruajtur trajneri aktual I Manchester, United Ole Gunnar Solskjaer, me Haaland dhe në fakt 47-vjeçari nga Kristiansundi nuk i ka humbur akoma shpresat rreth një kalimi të mundshëm të bashkëkombësit të tij në radhët e “Djajve të Kuq”. “Baby – Faced Assassin” e ka drejtuar sulmuesin e talentuar norvegjez në Eliteserien, te klubi i Moldes, dhe Solskjaer ka ruajtur një një raport vërtet shumë të mirë me 20-vjeçarin. OGS nuk e ka përjashtuar madje as një kalim të mundshëm të Erling Haalandit në radhët e “Red Devils” që në verën e ardhshme.

Një vëmendje të veçantë për Erling Haaland kanë shfaqur gjithashtu edhe drejtuesit e pjesës tjetër të Qytetit të Manchesterit, me trajnerin Pep Guardiola që po këmbëngul me forcë për të zëvendësuar golashënuesin më të mirë në historinë e “sky blues”, veteranin argjentinas Sergio Aguero, i cili pritet të largohet nga Citizens që në merkaton e ardhshme, kur të përfundojë edhe kontrata që e lidh 32-vjeçarin nga Buenos Airesi me City-n.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button