KosovëLajme

Lushtaku: PDK e voton vetëm këtë kandidat për president

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, është shprehur i bindur se PDK nuk duhet që të votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Në një intervistë për Blic Interview, Lushtaku, ka thënë se Vjosa Osmani, është kandidatja më përçarëse në historinë e politikës së Kosovës.

“Partia Demokratike e ka dhënë vendimin e saj. Ajo është përcarësja më e madhe e skenës politike në vend. Ajo është përcarëse dhe vendit i duhet një person më unifikues”, ka thënë ndër të tjera Lushtaku.

Lushtaku ka thënë se PDK propozon që të votohet Murat Jashari për postin e presidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button