Sport

Maldini flet për rinovimin e mundshëm me Ibrahimovicin

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini thotë se rinovimi i kontratës varet nga vetë sulmuesi Zlatan Ibrahimovic.

Ibra ka shënuar 14 gola në 11 paraqitje në Seria A këtë edicion duke i ndihmuar “Rossonerëve” të jenë në kreun e tabelës, përcjellë lajmi.net.

Suedezit i skadon kontrata në fund të sezonit, njësoi si Gianluigi Donnarummas dhe Hakan Çalhanoglu.

“Jemi ndër skuadrat më të reja në Evropë dhe na duhet një lider si Ibrahimovic”.

“Provuam ta transferonim në vitin 2018 kur ishte duke luajtur për La Galaxi. Na tha se rinovimi i kontratës varet nga trupi i tij, por nëse vazhdon kështu, nuk shoh ndonjë arsye që të mos vazhdojmë”.

“Kemi tre lojtarë që iu skadon kontrata në 2021, jemi duke punuar. Duhet të jenë të dy palët të lumtura që të vazhdojmë së bashku, futbollistët janë profesionistë që mendojnë për fushën, shpresojmë të arrijmë marrëveshje së shpejti”, u shpreh ai./Lajmi.net/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button