Sport

Manchester City largohet nga gara për Messin

Manchester City raportohet se nuk është më i interesuar në transferimin e Lionel Messit.

Ylli argjentinas lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, për më shumë kontrata e tij skadon në qershor.

Por, sipas asaj që raporton Diario Sport, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është duke planifikuar të vazhdojë qëndrimin në Camp Nou.

Presidenti i sapozgjedhur, Joan Laporta duket se ka arritur të bind 33-vjeçarin që të qëndrojë edhe më tej në klub.

Messi gjatë gjithë karrierës së tij profesionale ka luajtur për klubin nga La Liga dhe në dy sezonet e fundit kishte një fazë kritike shkaku i Jopsep Maria Bartoeut, që deri në fund të vitit të kaluar ishte në krye të klubit.

Me zërat që qarkullojnë nga Katalunia, argjentinasi do të rinovojë kontratën me Barcelonën dhe kështu Manchester City nuk do të tentojë as të futet në bisedime.

Pep Guardiola në disa intervista të tij ka bërë të ditur se ai do të dëshironte që sërish të bashkëpunonte me Messin, mirëpo që e kishte cekur se ai vështirë se mund të largohet nga Blaugranasit. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button