Sport

Marcelo lëshon bombën në “433” për Ronaldon: “Së shpejti!”

Marcelo-Ronaldo, kanë qenë të pandashëm brenda dhe jashtë fushe, raportohet se gjatë verës mund të bëhen sërish bashkë.

Pas eliminimit të Juventusit nga Champions League mediat italiane dhe jo vetëm nisën të aludonin në lidhje me largimin e Cristiano Ronaldos, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit të ardhshëm. Madje u tha se Juventusi është i gatshëm ta shesë në verë për 29 milionë euro, për të rikuperuar sadopak milionat e derdhura për të.

Dyshimet i shton edhe më shumë kapiteni i Real Madridit, Marcelo.

Faqja e njohur në Instagram e dedikuar vetëm për futbollin, “433” ka publikuar një video me Marcelon dhe Ronaldon, në të cilën ata festojnë së bashku me një “koreografi” interesante.https://streamable.com/e/fbkhu3

Ky festim kishte ndodhur në Santiago Bernabeu, hera e fundit kur Ronaldo zbriti në fushë për të festuar Champions Leaguen, pasi më pas iku në pushime dhe më nuk u kthye në Madrid.

“Kjo lidhje Marcelo-Cristiano”, shkruan 433, ndërkohë që braziliani ka komentuar poshtë postimit: “Së shpejti”.

Natyrisht, kjo ka shtuar dyshimet për një rikthim të Ronaldos në Madrid. Por, Juve me kërkesë të CR7, gjithnjë sipas mediave në Itali, gjithmonë e kë kërkuar Marcelon andaj nuk përjashtohet as kalimin e mbrojtësit në Torino. /Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button