Sport

Mathieu tregon prapaskenën e vitit 2014: Nuk doja të shkoja te Barcelona, hartova një kontratë false

Në vitin 2014 Barcelona kërkonte një qendërmbrojtës pa shumë kosto dhe arriti të siguronte shërbimet e Jeremy Mathieu nga Valencia për rreth 20 milionë euro. Francezi kthehet pas në kohë dhe kujton transferimin te Barcelona, ku çuditërisht ai nuk donte të shkonte.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=148&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

“Nuk doja të shkoja te Barcelona. Kur katalanasit më blenë, në vitin 2014 unë isha kapiten te Valencia, po shijoja jetën atje dhe pyeta veten: Të iki të lustroj stolin te Barcelona? Kur mora kontratën e hartuar nga Barcelona për mua, unë shkrova një tjetër kontratë false, që ishte e mesmja e asaj që merrja te Valencia dhe asaj që më jepte Barcelona.

E mora dhe ia tregova drejtorit sportiv të Valencias, Rufete dhe i thashë se nëse më jepnin aq, unë do qëndroja. Ai u shpreh se nuk ishte problem dhe do e bënin. Por kur shkoi te presidenti Amadeo Salvo, ai refuzoi. Rufete nuk mund ta besonte këtë.

Unë grisa letrën dhe thashë: Në rregull, po largohem. E kuptova se ata nuk më besonin”, u shpreh Mathieu, i cili në fakt nuk ishte lojtar stoli te Barcelona, por titullar në një pjesë të mirë të ndeshjeve dhe arriti të fitojë Champions League në sezonin e tij të parë te katalanasit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button