Sport

“Mbappe e ka njoftuar zyrtarisht PSG-në se dëshiron të transferohet në Real Madrid”

Mbappe është rrugës për ta veshur fanellën e Realit. Vetëm 22-vjeçar, ai ka zhvilluar 222 ndeshje në futbollin profesionist, ka shënuar 149 gola me klube, derisa me Francën numëron 42 dhe 16 gola. Ai shihet si pasardhësi i Cristiano Ronaldos dhe është dëshira e madhe që një kohë e numrit një të klubit, Florentino Perez.

Vazhdojnë të rriten thashethemet për një transferim të mundshëm të Kylian Mbappe në Real Madrid.

Pas Josep Pedrerol, që tha mbrëmë në El Chiringuito se “Mbappe do të luajë në Madrid sezonin tjetër”, edhe gazetari tjetër spanjoll i “Deportes Cuatro”, Manu Carreño, ka informacione për të ardhmen e francezit.

Manu thotë se “Mbappe tashmë zyrtarisht e ka njoftuar PSG-në se nuk dëshiron të rinovojë kontratën dhe se dëshiron t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës”, raporton Gazeta Express.Reklamë

Sulmuesi francez ka disa muaj që po mendon për të ardhmen dhe përgjigjja e tij e vazhdueshme ka qenë gjithmonë; “Nuk e di, nuk e di“.

Duket se ka vendosur që më në fund t’i japë fund aventurës me PSG-në dhe të shijojë një ligë të re.

Mbappe është pjesë e Parisit që nga viti 2017.

Ai deri më tani ka bërë 162 paraqitje, ka shënuar 122 gola me fanellën e PSG-së.

Në total, Mbappe ka zhvilluar 222 ndeshje në futbollin profesionist, ka shënuar 149 gola me klube, derisa me Francën numëron 42 dhe 16 gola.

Ai shihet si pasardhësi i Cristiano Ronaldos dhe është dëshira e madhe që një kohë e numrit një të klubit, Florentino Perez. /Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button