Slider

Mbi 16 mijë raste aktive me virus

Maqedonia e Veriut është duke kaluar në kulmin e valës së tretë të pandemisë së Covid-19.

Çdo ditë thuajse regjistrohet numër katërshifror i rasteve të reja pozitive, ndërkaq edhe viktimat janë numër dyshifror.

Numri i rasteve aktive në tërë vendin është 16.030, transmeton TV21.

Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë, në vend pozitivë në Covid-19 kanë rezultuar 122.227 persona, prej 599.782 teste të realizuara gjithsej.

Që nga fillimi i pandemisë, jetën e kanë humbur 3.545 persona, kurse janë shëruar 102.652 pacientë.

Për shkak se numri i rasteve pozitive është i lartë, autoritetet shëndetësore e kanë vazhduar masën e kufizimit të lëvizjes – orën policore edhe për dy javë./TV21

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button