Slider

MEDIAT IZRAELITE: “NËN PRESIONIN NGA TURQIA, KOSOVA MUND TË RRËZOJË VENDIMIN PËR TË HAPUR AMBASADËN E JERUZALEMIT”

Fituesi i zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, Albin Kurti, “do ta rishikojë vendndodhjen e ambasadës së Kosovës në Izrael”.

Siç raporton e përditshmja izraelite “Haaretz”, Kurti e ka gjetur veten në një pozitë të vështirë diplomatike përpara marrjes së postit të kryeministrit, pas lidhjeve diplomatke të Kosovës me Izraelin.

Të hënën, Kurti u takua me ambasadorin turk në Prishtinë dhe vendimi i Kosovës për të hapur një ambasadë në Jeruzalem ishte midis temave të diskutimit.

“Vendi ku do të vendoset ambasada do të konsiderohet pas kontrollit të dokumentacionit të qeverisë në largim,” tha një deklaratë e lëshuar pas bisedimeve, raporton “Haaretz”.

Më 1 shkurt, Kosova vendosi lidhje diplomatike me Izraelin dhe vendosi të hapte një ambasadë në Jeruzalem – duke u bërë vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që bëri plane të tilla.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar Kosovën se ky vendim mund të dëmtojë marrëdhëniet e ardhshme me vendin e tij.

“Unë besoj se do të ishte e dobishme të shmangim një veprim të tillë që do t’i shkaktonte dëm të madh Kosovës”, tha Erdogan.

Për këtë vendim kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkroi se “Unë i kushtoj shumë rëndësi vendimit të Kosovës për të hapur ambasadën e saj në Jeruzalem dhe pres që t’ju pres në Izrael për inaugurimin e saj”. /Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button