BotaLajme

Megjithse me Covid, SHBA ekzekuton vrasësin Corey Johnson me vendim të minutës së fundit

Corey Johnson u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në SHBA me injeksion fatal, megjithse po merrte mjekime për Covid-19, për të cilat ekspertët thanë se e kanë kthyer procesin në një torturë të vërtetë, prej impaktit në mushkëritë.

Johnson ishte shpallur fajtor për shtatë vrasje në 1992 dhe është i burgosuri i 12-të që ekzekutohet gjatë mandatit të presidentit Donald Trump.

Johnson kishte kryer masakrën e tij në Virginia si anëtar i një bande të trafikut të drogave.

52-vjeçari u shpall i vdekur në orën lokale 11.34 pas injektimit me kimikatin ‘pentobarbital’.

Avokatët e tij argumentonin se i dënuari kishte paaftësi intelektuale dhe e bënte jo-kushtetues ekzekutimin e tij.

Krimet e tij përfshinin vrasjen e një trafikanti rival, vrasjen e një gruaje që nuk kishte paguar për kokainën, dhe vrasjen nga afër me armë të një personi per te cilin dyshonte se ishte informator i policisë.

Avokatët e tij lëshuan një deklaratë ku thuhej se Johnson i kërkonte ndjesë për veprimet e tij familjeve të viktimave.

Mes të tjerash aty thuhej: “Në rrugë, unë kërkoja gjithmonë mënyrën më të shpejtë, kisha të tjerë që më mësonin, isha i verbër dhe budalla. Nuk jam më ai njeri që kam qenë”.

Injeksioni i ekzekutimit zakonisht përdor kimikate që shkaktojnë edemë pulmonare, ku lëngu hyn në mushkëri kur personi është ende zgjuar, dhe krijon një eksperiencë të ngjashme me mbytjen në ujë ose prej mungesës së ajrit.

Ekspertë mjekësorë kanë paralajmëruar se marrja e mbidozës së pentobarbital- i cili përdoret në injeksionet fatale – krijon më shumë dhimbje te pacientët me koronavirus, prej dëmit në mushkëri.

Prej këtyre paralajmërimeve një gjykatës kishte pezuluar përkohësisht ekzekutimin e Johnson dhe një tjetër të dënuari Dustin Higgs – që ishin diagnostikuar me Covid.

Por një vendim i gjykatës së lartë vendosi që ekzekutimi të vijonte.

Në deklaratën e fundit Johnson i kërkonte ndjesë viktimave të tij, falenderonte stafin e burgut, grupin e tij ligjor dhe familjen e tij.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button