Sport

Messi mund ta thyejë rekordin e Xavit në vikend

Lionel Messi është afër që ta thyejë rekordin e Xavi Hernandezit për më së shumti paraqitje për Barcelonën.

Messi si 17-vjeçar hyri në lojë si zëvendësues dhe debutoi në futbollin profesionist më 16 tetor të vitit 2004, kundër Espanyolit.

Në karrierën e tij 17-vjeçare me klubin, Messi ka shënuar më shumë se 460 gola, përfshirë këtu edhe 110 në Ligën e Kampionëve.LAJME TË NGJASHME

Golin e parë e realizoi kundër Albacetes më 15 maj të vitit 2005, kur u asistua nga legjenda tjetër e futbollit, Ronaldinho.

Sulmuesi argjentinas e ka ndihmuar klubin t’i fitojë 34 trofe, ndërsa individualisht i fitoi gjashtë “Topa të Artë”.

Messi e mban rekordin për më së shumti gola të shënuar, asistime dhe het-trik në historinë e La Ligës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button