Slider

Mickoski ndërron mendje, jo bojkot por shtyrje të regjistrimit të popullsisë

VMRO-DPMNE heq dorë nga bojkoti i regjistrimit të popullsisë. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në emisionin “Vetëm Intervistë”, paraqiti një ide të re për regjistrimin dhe tha që i njëjti të realizohet në mënyrë elektronike. Mirëpo kërkoi që të shtyhet për 6 deri në 12 muaj dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë as zgjedhje dhe as situatë krize. Mirëpo nëse nuk dëgjohet propozimi i tij, Mickoski paralajmëroi se do t’u bëjë thirrje jo vetëm qytetarëve këtu por edhe diasporës që të nënshkruajnë për anulimin e Ligjit për Regjistrim.

Hristijan Mickoski, lidër i VMRO-DPMNE-së

“Le të kryqëzojmë bazat, të përcaktuara në bazë të metodologjisë dhe ne do të pranojmë rezultatet pasi ato do të dalin, pa asnjë nënshkrim të dyfishtë, të trefishtë. Atë që do e llogarisë makina llogaritëse, ajo le të jetë”.

LSDM  e vlerëson si pozitiv qëndrimin e liderit të VMRO-DPMNE-së, që partia e tij heq dorë nga ideja për bojkot të regjistrimit.

LSDM

“Presim që arsyeja të mbizotërojë te të gjithë dhe që pas 19 vjetësh Republika e Maqedonisë së Veriut të kryejë një regjistrim pa ndërhyrje të politikës, në pajtim me standardet dhe praktikat e Eurostat dhe të Kombeve të Bashkuara”.

Nga LSDM porositën që çdo parti politike ka për detyrim para shtetit dhe qytetarëve që t’i mbështesë proceset, që institucionet të marrin të dhëna të sakta për strukturën e vendbanimit dhe amvisërive, të dhëna demografike për komunat dhe rajonit edhe atë, sipas partisë, është e mundëshme vetëm me realizimin e regjistrimit në pajtim me të gjitha standardet ndërkombëtare.

Më 21 janar, Kuvendi miratoi propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë me 62 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”. Pas 4 ditësh, atë e dekretoi edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, pas çka Enti Shtetëror i Statistikave duhet të miratojë metodologjinë për realizimit e këtij operacioni statistikor, në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Eurostat-it. Regjistrimi i popullsisë është paparaparë që realizohet nga 1 deri më 20 prill të këtij viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button