Showbiz

Mihrije Braha kujton rastin kur një biznesmen shqiptar i ofroi një milion dollarë për të kaluar një natë me të

Këngëtarja shqiptare, Mihrije Braha, është e njohur për sinqeritetin e saj në intervista.

E ftuar në “Glamour Zone”, ajo ka rikthyer në qendër të vëmendjes historinë e dikurshme she shumë qesharake, e cila kishte bënte me një ofertë që i ishte drejtuar asaj.

Bëhet fjalë për një biznesmen që i kishte ofruar asaj një miliona dollarë për të kaluar një natë me të në një ishull.

Ndaj një kërkese të tillë Mihrija kishte reaguar me të qeshura dhe njëlloj ka vepruar edhe burri i saj, Naim Abazi, pasi ajo i ka treguar atij në lidhje me rastin.

“Ka qenë një ofertë 1 milionë dollarëshe, një natë në një ishull. Është shumë i njohur dhe është shqiptar. Më e bukura, është se pas kësaj telefonate, mora menjëherë Naimin dhe i thash çfarë ndodhi. Ai filloi të më tallte e të bënte shaka duke më thënë: ‘Më ke humbur 1 milion dollarë. Këtë ma ka përmendur 2 muaj e gjysmë”, ka thënë këngëtarja Braha.

Insistuar nga moderatorja që të tregonte reagimin e Naimit, Mihrija tha se ai çdo gjë e kishte marrë me shumë sportivitet.

Mirhija dhe Naimi janë një ndër çiftet që me vite të tëra i kanë rezistuar kohës dhe janë pjesë e estradës që nga njohja me njëri-tjetrin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button