Slider

MIJALLKOV NË ARREST SHTËPIAK

Ish-shefi i drejtorisë së zbulimit në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkov,  tëmartën nga Prokuroria nën përcjellje të madhe të forcave policore është dërguar na burg shtëpiak.

Avokati i Mijallkov, Petar Vasillev nuk u përgjigj ndaj pyetjeve të gazetarëve.Ndërkohë në orët e mbrëmjes me pres konferenca kanë dalur kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe kryeministri Zoran Zaev.Sipas Mickoskit,sot u bë e qartë se ata (Zaev dhe Mijallkov) kanë një marrveshje.

“Fillimisht kanë rëndë dakord që të arratiset, ndërsa më vonë të kthehet. Me kushte të veçanta dhe me buzëqeshje. Ky ishte vërtetimi më i mirë që ekziston koalicion kriminel Zaev – Vice – Mijallkov.

Faktet e mëposhtme tregojnë se gjithçka ishte e planifikuar. Mijallkov u shtëtit vullnetarisht dhe atë e priti një kamerë e një televizioin pro qeveritar. Në vend të Gjykatës, ai vendimin për paraburgim e mori nga Prokuroria. Populli e di shumë mirë se çfarë po ndodhë. Drejtësi përfundimtare, ju shikoj në sy, ju them se do të ketë kur të dytë do të jenë aty ku e meritojnë, në burg”, u shpreh kreu i VMRO-DPMNE-së, njofton Insjaderi.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së veriut Zoran Zaev, tha se drejtësia është siguruar dhe do të ketë përgjigje adekuate  nga institucionet gjithmonë kur dikush do të luajë me drejtësinë.

“Në 40 orët e kaluara instiucionet e Qeverisë të udhëhequra nga unë në kordinim me organet gjyqësore kemi ndërrmarë aksion”.

“Janë ndërrmarë të gjitha masat e zakonshme dhe të jashtëzakonshme. Me aksionin kam udhëhequr unë dhe mund të them që Sasho Mijallkov nuk kishte zgjidhje tjetër dhe e bëri atë që që kishte opsion të pashmangshëm.Nuk duhet harruar që fillimisht Mijallkov u arratis”

“Unë Zoran Zaev them se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kompromis për drejtësinë”, tha Zaev.

Ndërkaq, prokurorja  Villma Ruskovska  deklaroi se nuk beson se  ish-shefi i zbulimit Sasho Mijallkov ka qenë i sëmurë dhe se mëngjesin e sotëm e ka kuptuar se i gjithë shteti po e kërkon.Ruskovska më tej shtoi se nuk është parë me Mijallkovin dhe nuk ka mundur të vlerësojë nëse Mijallkovi ka qenë i sëmurë apo ajo. /Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button