Sport

Milani shënon një rekord në Serie-A

Fitorja 4-2 e Milanit ndaj Empolit ka bërë që ata të thyejnë një rekord sa i përket fitoreve si mysafir brenda një sezoni.

Skuadra e Stefano Piolit kaloi herët në epërsi falë golit nga Franck Kessie, përpara se Nedim Bajrami të shënonte golin e barazimit gjashtë minuta më vonë. Megjithatë, kuqezinjtë vazhduan presionin dhe mesfushori nga Bregu Fildishtë shënoi sërish pak para fundit të pjesës së parë për t’i dhënë skuadrës epërsinë 2-1.

Golat e Alessandro Florenzit dhe Theo Hernandez në pjesën e dytë siguruan tre pikët e reja, pavarësisht golit të ngushëllimit nga Andrea Pinamonti.

Siç raportohet nga “Opta Paolo”, fitorja e Milanit ndaj Empolit këtë mbrëmje ishte fitorja e tyre e 17-të jashtë shtëpie në vitin 2021, duke e bërë atë ekipin e dytë në Serie A që fiton kaq shumë ndeshje si mysafirë në një vit të vetëm kalendarik. Përpara tyre është Napoli, i cili fitoi 18 ndeshje në udhëtim në vitin 2017 nën drejtimin e trajnerit të atëhershëm Maurizio Sarri.

Fitorja e kuqezinjve nënkupton se ata hyjnë në pushimin e Krishtlindjeve me 42 pikë, vetëm katër pikë prapa rivalëve lokal dhe liderëve të ligës Interi. Ndeshja e radhës mes dy skuadrave milaneze është planifikuar për datën 6 shkurt, ndeshje që mund të jetë vendimtare në garën për titull./kp

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button