Slider

Ministri bullgar Karakaçanov publikoi një listë të funksionarëve të RMV-së që kanë pasaportë bullgare, VMRO-DPMNE mohon

Zëvendës kryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov publikoi njëzet emra të votuesve bullgarë, të cilët janë të njëjtë me emrat e deputetëve dhe zyrtarëve të dikurshëm dhe aktualë të VMRO-DPMNE-së. Por nga kjo parti pretendojnë se lajmi është i rremë, me të cilin zëvendës kryeministri bullgar është përpjekur t’i ndihmojë Zaevit, njofton Portalb.mk.

Nga VMRO-DPMNE-ja menjëherë doli me demant në emër të të gjithë funksionarëve të përmendur të partisë dhe theksoi se bëhet fjalë për lajm të rremë dhe se askush nga funksionarët e përmendur të partisë nuk ka pasaportë bullgare.

Në listën e shpallur nga Karakaçanovi janë emra të njëjtë si emrat e të paktën dhjetëra funksionarëve ose deputetëve aktual dhe të dikurshëm të VMRO-DPMNE-së, si dhe persona nga Komiteti Ekzekutiv i partisë.

Në listën e Karakaçanovit janë:

Aleksandar Nikolloski – i regjistruar në zonën Sredec – Sofje(siç thuhet nënkryetari dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së)

  • Antonio Miloshoski – në zonën Vazarazhdan – Sofje (deputet i VMRO-DPMNE-së)
  • Nikolla Micevski – Qustendil (siç thuhet koordinatori i GP të VMRO-DPMNE)
  • Stefan Andonovski – Qustendil(anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-së)
  • Marija Andonovska– Bllagoevgrad (ish-deputete dhe funksionare aktuale në VMRO-DPMNE)
  • Lupço Dimovski- Qustendil (emri përkon me atë të deputetit nga GP i VMRO-DPMNE-së)
  • Bojan Stojanovski – Blagoevgrad (me të njëjtin emër është deputeti i VMRO-c)
  • Ivan Jordanov – Qustendil (deputet i VMRO-DPMNE-së)
  • Igor Zdravkovski – Qustendil
  • Marija Petrushevska – Sredec (siç thuhet deputete e VMRO-DPMNE-së)
  • Dajanço Eftimov – Blagoevgrad (ish-deputet i VMRO-DPMNE-së)
  • Zdravko Trajanov – Blagoevgrad,
  • Aleksandar Pandov– Sredec (i njëjti emër me kryetarin e Institutit Patriotik të VMRO-DPMNE-së)
  • Petar Bogojevski– Oborishtë i ish zyrtar i VMRO-DPMNE-së)
  • Filip Petrovki- Sredec (si ish zyrtar i VMRO-DPMNE-së)
  • Stevica Janeva- Petriq (siç thuhet,  emri i motrës së gruas së Hristijan Mickoskit)
  • Talo Gruevski– Bllagoevgrad (siç thuhet babai i ish-kryeministrit dhe udhëheqësit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski)

“Më shumë se 120 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Listat zgjedhore, në të cilët janë regjistruar të gjithë shtetasit bullgarë, janë informacione të karakterit publik dhe çdo komunë bullgare është e detyruar me ligj t’i afirmojë, të gjitha fizikisht dhe online, të gjithë me të drejtë vote. Këto ditë ‘gërmova’ në ueb-faqet e komunave bullgare dhe mjafton të shihet lista e publikuar e votuesve për të gjetur emra shumë interesantë, të gjithë njerëz nga Maqedonia, të cilët fituan shtetësi bullgare bazuar në origjinën e deklaruar bullgare dhe të identifikuar si bullgarë etnikë ”, thuhet në njoftimin e Karakaçanovit.

Ai thekson se sigurisht që mund të jetë rastësi, gjegjësisht përputhja e këtyre emrave me emrat e individëve që kanë pozita udhëheqëse politike dhe publike në Maqedoni.

“Sidoqoftë, nëse nuk është një rastësi dhe nëse këta njerëz janë ata që mendoj se janë, shpresoj se edhe kjo është në rregull. Dua të besoj se më nuk është krim kundër “nderit maqedonas” nëse një politikan, figurë publike maqedonase ose i afërmi i tij i ngushtë e deklaron veten të lirë edhe bullgar etnik, pa qenë o përqeshur për atë,” shkroi lideri i VMRO-së bullgare.

Ndërkohë, sipas VMRO-DPMNE-së, bëhet fjalë për lajm të rremë klasik.

“Padyshim, Karakaçanov, i udhëhequr nga politika e tij anti-maqedonase, synon të shpifë dhe të trillojë të pavërteta kundër zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe partisë, pasi VMRO-DPMNE është parti politike në Maqedoni që kundërshton me forcë mohimet e tij të gjuhës maqedonase, popullit maqedonas, identitetit maqedonas dhe historisë maqedonase. E shohim që Qeveria është vazhdimisht e heshtur për provokimet e saj, si në rastin e njoftimit të kartës së Bullgarisë sanstefaniane dhe një numri të fyerjeve dhe shpërthimeve të tjera të imperializmit karakteristikë të shekullit të 19-të. VMRO-DPMNE është i vetmi faktor politik që kundërshton një politikë kaq negative të Karakaçanovit dhe për këtë arsye ai e ka patjetër të shërbehet me gënjeshtra”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Sipas partisë opozitare, është simptomatike fakti që ky njoftim vjen në një kohë kur qeveria e Zaevit, siç thonë ata, po mbytet në skandale të mëdha. Kjo, sipas VMRO-DPMNE-së, tregon se Zoran Zaevi, “përveç që është në koalicion me mafien në Maqedoni, është në koalicion të ngushtë me të gjitha forcat negative dhe anti-maqedonase”. Kurdoherë që Zaev kërcënohet nga një skandal, siç është përpjekja për sigurim korruptiv të vaksinave, paaftësia për t’u marrë me krizën shëndetësore dhe ekonomike, rënia e vlerësimit të LSDM-së ose kur del ndonjë çështje siç është sigurimi i softuerit nga Dragi Rashkovski , shfaqet një personazh si Karasimir Karakaanovi t’i hedhë një gomë shpëtimi.

“Porosisim si Karakaçanovin ashtu edhe Zaevin se kjo gomë e hedhur që nga fillimi është e shfryrë dhe nuk kalon në publik. Gënjeshtrat që Karakaçanovi përhap sot në profilin e tij në Facebook nuk do ta ndihmojnë mikun e tij Zoran Zaev. Zaevin dhe qeverinë e tij nuk i shpëton asgjë nga fundi gjithnjë e më i sigurt, as spinet dhe as gënjeshtrat e Karakaçanovit”, theksohet në demantin e VMRO-DPMNE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button