KosovëLajme

Ministri serb i Mbrojtjes: Duhet ta pajisim ushtrinë, situata në Kosovë po ndërlikohet

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq njoftoi sot pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Serbi se vëmendje e veçantë i ishte kushtuar situatës aktuale në Kosovë, të cilën ai e vlerësoi si gjithnjë e më komplekse, ndërsa tha se bashkë me KFOR-in “do ta mbrojmë popullin serb”.

“Ne diskutuam disa tema të rëndësishme dhe e para ishte situata aktuale në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Ne diskutuam për situatën komplekse për ne. Është komplekse në kuptimin politik dhe të sigurisë. Ne kemi konsideruar atë që organet tona shtetërore po bëjnë për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në territorin e krahinës jugore serbe”, tha Stefanoviq, raporton Tanjug, transmeton Express.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button