Slider

Ministria jep lajmin e mirë, nuk ka mutacion të korona virusit

Lloji i ri virusit, SARS-CoV-2 nga Britania e Madhe, nuk është prezent në vendin tonë. Këtë e bënë me dije Ministria e Shëndetësisë, të cilët në një komunikatë dërguar mediave, thonë se në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë kryhet sekuencim i të gjithë gjenomit të viruseve të zbuluara tek pacientët me Kovid-19 nga vendi për të përcaktuar llojet e virusit që qarkullojnë në popullatën tonë, si përhapen ato dhe korrelacionin e mundshëm me prezantimin e ndryshëm klinik të sëmundjes.

“Këto konstatime, bazohen në të dhënat nga laboratori ICGIB-ASHAM, të marra gjatë analizës së gjenomeve të pothuajse 180 viruseve SARS-CoV-2 tek pacientët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e të diagnostikuar në periudhën qershor 2020 – 11 janar 2021”, njoftoi ministria.

Më tej, njoftojnë se të dhënat e fundit i referohen analizës së rreth 50 gjenomeve në periudhën dhjetor 2020 – 11 janar 2021. Që nga fillimi i pandemisë, janë analizuar pothuajse 180 gjenomë viralë dhe është vërtetuar prania e 20 llojeve të virusit.

Edhe ministri Venko Filipçe disa ditë me parë deklaroi se nuk ka mutacion të virusit në vend sikur ai në Britaninë e Madhe, megjithatë tha se i presin rezultatet e analizës së ASHAM. /SHENJA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button