Sport

Mino Raiola dhe babai i Haalandit mbërrijnë në Barcelonë

Menaxheri Mino Raiola dhe babai i Erling Haaland, AlfInge Haaland, kanë mbërritur në qytetin e Barcelonës të enjten, për të biseduar rreth kalimit të mundshëm të yllit norvegjez në Barcelonë.

Duke se Barcelona e ka shumë seriozisht për sulmuesin e Borussia Dortmundit Erling Haaland, transmeton Gazeta Express.   

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, e ka bërë të qartë tashmë se dëshiron ta forcojë skuadrën me sulmuesin e Borussia Dortmundit.

Gazeta Sport në Katalonjë ka zbuluar se Alf-Inge Haaland dhe Mino Raiola kanë mbërritur në Barcelonë.

Raportohet se një përfaqësues i Laportës i ka marrë ata në aeroport.

Haaland është njëri prej sulmuesve me të ardhmen më të ndritur në botë dhe kërkohet nga shumë klube tashmë.

Ai i ka shënuar 33 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat për Dortmundin deri tani këtë sezon. /Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button