BotaSlider

Misteri qe fshihet në gurin e varrit të njeriut që bëri kërdi në Kosovë gjatë luftës

Në gurin e varrit të kriminelit serb Zeljko Raznatovic- Arkan, ekziston një simbol që tërheq menjëherë vëmendjen e vizitorëve në varrin e tij.

Bëhet fjalë për stemën e Gardës Vullnetare Serbe, të cilën Arkan e komandoi gjatë luftërave civile në ish-Jugosllavi. Me këtë gardë, ai kreu krimet më të rënda në Ballkan e Kosovë.

Garda Vullnetare Serbe ishte një organizatë ushtarake që u bashkua vullnetarisht nga ata që donin të mbronin Serbët në zonën e Kroacisë së sotme dhe Bosnjë dhe Hercegovinës gjatë luftës në vitet 1990.ImageFOTO GALERI

Ajo u themelua më 11 tetor 1990 dhe nuk ka raporte të sakta se sa ushtarë numëronte. Disa të dhëna tregojnë se deri në 10,000 ushtarë të stërvitur mirë luftuan në roje. Për shkak se qasja ndaj organizatës ishte vullnetare, luftëtarët e kësaj njësie u mbiquajtën “Tigrat e Arkanit”.

Garda Vullnetare Serbe u shpërbë në 1996.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button