LajmeShqipëri

Mjeku shqiptar në Hamburg: Ka diçka shqetësuese që po ndodh me pandeminë në Shqipëri

Në Shqipëri po ndodh diçka në kufijtë e të pakuptueshme me pandeminë Covid-19, thotë Alk Shehu, mjek shqiptar që jeton dhe punon në Hamburg të Gjermanisë.

Në një intervistë sot me Euronews Albania z.Shehu tha se në Shqipëri ka diçka që çalon me situatën e pandemisë,  por edhe të vaksinimit.

Sipas tij është paradoksale që Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk merr masa shtrënguese kur shifrat tregojnë se ka përhapje të infektimit tek të rinjtë.

“Më bën çudi dhe nuk arrij ta kuptoj që kur moshat e reja janë problematike dhe po shtohet të infektuarit dhe nga krahu tjetër janë të hapura pa as njëlloj kufizimi lokale, baret, restorantet, kinematë, palestrat, pra të tëra vendet e grumbullimit në masë të të rinjve dhe nga ana tjetër mbyllen universitetet dhe shkollat.

Dua të jap shembullin e Gjermanisë, ku çdo aktivitet jo primar e ka të bllokuar por ama universitet dhe shkollat janë të hapura. Për mendimin tim atje çalon diçka”, u shpreh kardiologu shqiptar.

Dr. Shehu shprehu kritika edhe për procesin e vaksinimit. Sipas mjekut kjo është e kuptueshme po të mbahet parasysh procesi se si Shqipëria ka siguruar dozat e para të vaksinave kundër COVID-19.

“Sipas statistikave përqindja e popullatës shqiptare që ka refuzuar vaksinat e deritanishme është shumë e vogël. Refuzimi vjen nga pasiguria dhe mjegullnaja e ardhjes së dozave të para të vaksinës në Shqipëri, ku sipas dokumenteve zyrtare thuhet se kanë ardhur dorazi dhe nuk dihet vendi i origjinës. Edhe unë që tani kam marrë të dy dozat nuk do ta kisha marrë atje vaksinën”, tha mjeku.

Si për ta ilustruar konkretisht kaosin që po shoqëron procesin e vaksinimit në Shqipëri, Alk Shehu solli dhe rastin e një të afërmi të tij.

“Një i afërmi im, mosha mbi 90 vjeç është marrë në telefon rreth orë 15:00 dhe i është thënë që në harkun e një orë, një orë e 30 minuta të paraqitet në klinikën e lagjes për të bërë vaksinën. Edhe një i ri nuk mund të bëhet gati për këtë hark kohor, jo më një i moshuar. Mua katër ditë para vaksinimit më paraqiten dokumentacionin çfarë lloj vaksine ishte, kompania që ka prodhuar dhe studimin përkatës dhe më thanë nëse ke pyetje mund t’i drejtosh”, bëri me dije mjeku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button