Showbiz

Mjeranë, dashuria nuk është vetëm s*ks!” Matoshi reagon ashpër ndaj komentuesve

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, vendosi që për herë të parë këtë vit t’i futet edhe politikës.

Shumë miqë e kanë uruar atë, derisa njëri nga ta e ka uruar për detyren e re si deputete, ani pse KQZ-ja ende nuk ka dhënë shifra të sakta sa u përket votave për kandidatët.

Matoshi nuk ka kursyer përgjigjen e ashpër për një nga komentuesit që e paragjykon për lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groenveld.

“Njerëzit si disa nga komentuesit meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve ju mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua baftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, ka shkruar Matoshi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button