Slider

“Mo bre, mu paskan thy dy krahët”, Merovci tregon sesi reagoi Rugova kur kuptoi se Fehmi Agani ishte vrarë

Adnan Merovci, ish-shef i Protokollit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova thotë se gëzimi më i madh i ish-presidentit ishte kur ndërhyri NATO në Kosovë.

“Ndër momentet më të lumtura është bomba e parë ku Rugova është gëzuar si fëmija dhe e kam pa të ngazëllyer tamam si një fëmijë kur gëzohet”, ka thënë Merovci në “Dhoma e Rrëfimit” në T7.

Merovci thotë se atë ditë ai nuk e kishte ndezur as cigaren për 8 orë, përderisa thotë se ‘iu kishin këput krahët’/

“Një ndër momentet më të vështira të tij është kur kam qenë me 7 maj 1999 në aeroportin e Romës kur e kuptova se është ekzekutuar profesor Agani dhe kur i kam treguar presidentit, ai ka qenë në nervoz kur e kuptoi se ka diçka të pakëndshme. I thash ngushëllime Aganin e kanë ekzekutu, ai ka thënë “mos bre mu paskan thy dy krahët” dhe ka hesht. Nëse Rugova nuk ka pi 8 orë cigare flet se me atë gjest e ka shpreh hidhërimin e tij”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button