Slider

Momenti kur dhjetëra persona e sulmojnë djalin e Nenad Rashiqit

Djali i politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiqit, është rrahur sot gjatë ditës. Deri më tani, Policia e Kosovës ka dhënë detaje se në lidhje me rastin janë shoqëruar 8 persona, prej tyre një i mitur.

Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga disa persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla ku vijon mësimet.

Këtë gjatë ditës e ka konfirmuar shkurt për Reporterin Nenad Rashiq.

“Po është rrahur, gjendja shëndetësore e djalit është e mirë”, ka thënë shkurt, Rashiq.

Reporteri.net ka arritur të sigurojë videon e momentit të sulmit ndaj djalit të politikanit serb, Rashiq.

Siç shihet në pamje, përreth djalit të Rashiqit janë të grumbulluar shumë persona.

Në video shihet se është goditur nga shumë persona.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin, ku bën të ditur se ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se ish-deputeti dhe ish-ministri nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, është kundërshtar i fortë i Listës Serbe.

Rashiq para zgjedhjeve të 14 shkurtit ngriti alarmin se Lista Serbe ka në plan të marrë më shumë se 10 deputetë, duke “kontrabanduar” emra në partitë apo iniciativat e komuniteteve të tjera.

https://video.gjirafa.com/momenti-kur-rrahet-djali-i-nenad-rashiqit-mp4

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button