Slider

“Monstra”/ Ja çka deklaron tani Zaev (Video)

“Unë kurrë nuk kam përmendur se dikush tjetër është fajtor.” Me këto fjalë kryeministri Zoran Zaev u përgjigj në pyetjen – A mendon se ende persona të pafajshëm qëndrojnë në burg për rastin Monstra? – siç kishte deklaruar gjatë publikimit të bombave në vitin 2015.

“Nëse kisha pasur dikë në vitin 2015 2016 17 18 19 21 do t’i kisha publikuar. Asnjëherë nuk kam përmendur ndonjë person. Asnjëherë nuk kam përmendur person as nuk kam paraqitur ndonjë person se është fajtorë, kam dhënë komente por jam përmbajtur kur janë lexuar akt gjykimet me 186 faqe. Atë që e kam parë, kam dhënë deklarat në mënyrë transparente”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Në vitin 2015 Zaev u zotua dhe premtoi që e vërteta për “Monstrën” do të zbardhet.

“Po, rasti “Monstra”, apo vrasja te Liqeni i Smillkovës, e prolongojmë për një periudhë, por unë të vërtetën e kam premtuar te qytetarët dhe ajo e vërtetë do të zbardhet tërësisht”, deklaroi Zoran Zaev (21.05.2015).

G: Ju keni premtuar se do të zbardhni të vërtetën për këtë rast! A janë të vërteta akuzat e prokurores Fetai?

“E vërteta vërtetohet në fund përmes mundësisë që të shihen edhe këto materiale, të siguruara me masa speciale me aktakuza për përndjekje të qytetarëve të cilët në atë kohë ishin të dyshuar në lidhje me këtë. Me dorëzimin e këtyre materialeve, të rihapet hetimi dhe përsëri të rishikohen të gjitha detajet në përputhje të provave të atëhershme materiale”, theksoi Zoran Zaev – kryeministër.

Për avokatin mbrojtës Naser Raufi, nuk ka diskutim që rasti është i montuar, dhe beson se ka edhe “bomba” që nuk bëhen publike.

“Unë besoj me të vërtetë besoj se ka bomba. Besoj se edhe shërbimet sekrete e kanë ditur dhe e dinë se kush janë vrasësit dhe fajtorët. Mendoj se do të vijë dita dhe do të dihet se kush janë ata që janë involvuar në këtë krim. Mendoj se ato bomba dikush edhe i posedon, por sigurisht është edhe ndonjë motiv tjetër që nuk jepen, ndonjë interes që ne si palë mbrojtëse nuk mund ta dimë”, tha avokati Naser Raufi.

Në fjalët përfunduese për rastin “Monstra”, prokurorja Fatime Fetai tha se Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq i kanë kryer vrasjet. Më pas Haki Aziri akuzohet se u ka ndihmuar, por pa e ditur se ata kanë kryer vrasje. E sa i përket Fejzi Azirit, prokuroria atë e akuzon për veprën se ka ndihmuar Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq që të arratisen. Për të akuzuarin Sami Luta, prokurorja Fetai tha se aktakuza është tërhequr ngase nuk ka prova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button