LajmeMaqedoni

Moti sot

Për ditën e sotme parashikohet mot me vranësira, me reshje të herëpashershme të borës në male dhe në vendet më të larta. Në juglindje, do të bjerë shi, ndërsa në pjesët e poshtme të vendit herë pas here do të kthehet nga shiu në dëborë, sidomos natën dhe në mëngjes. Do të ketë reshje më të dendura në pjesët perëndimore dhe veriore ndërsa një erë e fortë veriore do të fryjë rreth Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 9 gradë. Në Shkup do të kemi mot me vranësira dhe mot të ftohtë me shi të herëpashershëm, i cili në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesë të luginës do të shndërrohet në dëborë. Temperatura maksimale do të arrijë vetëm 4 gradë Celsius.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button