Sport

Mourinho është vetëm një hap larg shkarkimit nga Tottenhami

Jose Mourinho është shumë afër që të shkarkohet nga Tottenham Hotspuri edhe pse është afër përfundimi i këtij sezoni.

Trajneri portugez mund të mos e përfundoi këtë edicion, pasi Spurs kanë humbur durimin me të shkaku i eliminimit nga Liga e Evropës.

Tottenhami ishte duke fituar 2-0 nga ndeshja e parë, mirëpo u turpëruar në të dytën nga Dinamo Zabgrebi me rezultat 3-0, duke vënë kështu presion mbi Special One.

Siç mëson Sportsmail, Mourinho nuk është edhe larg shkarkimit nga skuadra e Ligës Premier, pasi ka vetëm edhe një kusht.

Nëse portugezi nuk arrin që të kualifikojë skuadrën për në Ligën e Kampionëve për edicionin 2021/22, atëherë shkarkimi do të jetë i pashmangshëm.

Mourinho është duke kërkuar më shumë nga lojtarët e tij, mirëpo duket se mbështetja në zhveshtore po i mungon.

Nëse konfirmohet se lojtarët janë kundër tij, atëherë shkarkimi do të ndodhë, pasi Spurs preferojnë të fillojnë edicionin me trajner të ri. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button